Sesioni Informues

Sesion informues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

Stafi akademik, punëtorët e administratës dhe studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), janë njoftuar të martën në një sesion informues për mundësitë që ofron Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sa i përket të dhënave statistikore nga fusha të ndryshme e të cilat mund të shërbejnë për projektet hulumtuese dhe punimet e studentëve. Zyrtarët e ASK – së prezantuan platformat si ASKData dhe të tjera, që përdorën për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB etj.

Sesioni u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”,  financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.