343722207 155742903861161 1062181661490525020 N

UIBM merr pjesë në “Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor”

Në kuadër të “Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor” i cili u mbajt në ambientet e Akademisë së Skencave dhe Arteve të Kosovës morën pjesë Akademitë e Shkencave të të dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë, Insititutet Albanologjike, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe universitetet publike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë panair ishe i pranishëm edhe Universiteti “Isa Boletini” -Mitrovicë ku u përfaqësua me katër tituj të teksteve universitare nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike dhe nga Fakulteti i Gjeoshkencave- UIBM.

“Materialet e Makinerisë dhe Teknologjia e Materialeve” me autorë Hysnik Osmani dhe Hakif Zeqiri,

“Metodologjia e Kërkimit Shkencorë” me autor Musa Rizaj dhe Nurten Deva,

“Plasjet Masive dhe Speciale” me autor Frashër Brahimaj dhe Imer Brahimaj,

“Mekanika e Fluideve” Avni Terziqi dhe Fisnik Osmani.

Panairi zgjati 3 ditë në datat 24, 25, 26 Prill dhe interesimi për tu pajisur me këta libra ishte shumë i madh.