Grace2

Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik vijon post-doktoratën në Universitetin e Gracit në Austri

Profesoresha e Fakultetit Ekonomik, Ajtene Avdullahi po vijon post-doktoratën në Universitetin e Gracit në Austri. Këto studime kërkimore janë mundësuar dhe përkrahur nga programi i bursave HERAS+. Në kuadër të kësaj post-doktorate, profesoresha Avdullahi po bashkëpunon me stafin akademik të këtij Universiteti në kërkim shkencor në fushën e ndërmarrësisë.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka vizituar laboratorët e Universitetit të Gracit si dhe të Universitetit Teknik të Gracit, si dhe ka marrë pjesë në Kongresin e Studentëve të Doktoraturës. Së fundmi, ajo është ftuar nga Qendra e Startup-ve dhe Inovacionit – Unicorn për të marrë pjesë në eventin “University Meetup, Austria x Slovenia” me temën “Eksplorimi i transformimit dixhital të universiteteve në Austri dhe Slloveni”.

Në këtë event Avdullahi takoi përfaqësues të universiteteve nga Sllovenia dhe Austria, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit nga të dy vendet. Gjatë qëndrimit të saj, profesoresha e Ekonomikut po diskuton për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë me Universitetin e Gracit në Austri.

Grace2