FTUja

Studentët e FTU -së vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, në programin: Inxhinieri e Mbrojtjes Mjedisore, niveli bachelor, në kuadër të mësimit praktik, vizituan Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica sh.a, Mitrovicë. Studentët u njoftuan me procesin e përpunimit të ujit duke filluar prej sigurimi të ujit nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, pastaj me procesin e kuagulimit e flokulimit, filtrimit e në fund edhe me procesin e klorifikimit para lirimit të ujit në sistem për shpërndarje tek konsumatorët.