Studentett

Studentët u informuan për mundësitë e studimit në Salem State University – USA

Një grup studentësh kanë marrë pjesë në prezantimin e mundësive për të studiuar në Salem State University – USA. Për programet e studimit dhe kushtet e studimit në këtë universitet prestigjioz, ka folur prof. dr. John McArdle nga Salem State University – USA, i angazhuar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, si ekspert përmes projektit Fulbright.

Studentët kanë pyetur për kushtet e pranimit dhe kriteret e përzgjedhjes në këtë universitet. I pranishëm ka qenë edhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof.asoc.dr. Qazim Tmava, i cili ka falënderuar profesorin John për prezantimin