F.GJ

Takim dekani Fakultetit Gjeoshkencave me Kompaninë NewCoFerronikeli

Dekani Fakultetit Gjeoshkencave (FGJ) prof dr Naser Peci vizitoi kompaninë NewCo Ferronikeli ku prit nga Enver Bublaku – drejtor, Flaka Haxhiu – kryesuese Burime Njerëzore, Shpend Gudaqi – zyrtar për informim dhe Elona Idrizi – Asistente për procese teknike.

Takimi ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicës – Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Kompanisë NewCoFerronikeli. Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të akademisë me industrinë, rëndësia e punës praktike për mësimdhënie dhe mësimnxënie si dhe u shpreh gatishmëria e dyanshme për avansimin e bashkëpunimit. Zyrtarët e NewCoFerronikeli njoftuan dekanin për akativitetet e NewCoferronikeli për fillimin e prodhimit në suazë të të cilës kompania ka ftuar në punë praktike disa të diplomuar dhe studentë nga Fakulteti Gjeoshkencave.