Gjeoshkenca Takim

Takimi i dekanit të Fakultetit të Gjeoshkencave me përfaqësuesin WUS Austria

Përfaqësuesi i WUS Austria z.Aqim Emurli vizitoi sot Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe pati një diskutim mjaft të frytshëm me dekanin e Fakultetit të Gjeoshkencave Prof Dr Naser Peci, Prof Dr.Sabri Avdullahi – Prodekan për Cilësi dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar,. drejtorin e institutit Prof Ass.Dr.Gzim Ibishi – Drejtor Instituti FGJ, Assistent MSc.Argjend Hajra.

Tema e vizitës ishte diskutimi i I) nevojës së përditësimit të programeve ekzistuese (universitare) të studimit me lëndë/lëndë të lidhura me Projektin Integrated Water Resources Management in Kosova – IWRM-K si dhe II) nevojën për funksionalizimin e institutit që punon në kuadër të fakultetit.

Të dhënat nga takimi do të ndihmojnë WUS Austria të përgatisë një studim bazë që do të përdoret për ndërhyrjet e mundshme në të ardhmen nga projekti IWRM-K.