Grupi Strategjik

Takim i grupit punues për rishikimin e Planit Strategjik (2022 -2025) të UIBM

Grupi punues për rishikimin e Planit Strategjik (2022 – 2025) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ka mbajtur një takim të përbashkët me grupet përgjegjëse për objektivat e këtij plani. Në takim u diskutua për harmonizimin e propozimeve që janë dhënë pas punës së grupeve përgjegjëse për secilën nga objektivat veç e veç.

Koordinatori i grupit punues për rishikimin e Planit Strategjik (2022-2025), prof.dr. Ylber Januzaj, falënderoi të gjithë bartësit dhe anëtarët e grupeve për punën dhe kontributin e tyre. “Është bërë një punë e mirë prej të gjitha grupeve, ku kanë qenë të përfshirë prej menaxhmentit, stafit akademik, studentëve, administratës dhe biznesit”.

Sipas tij, pas miratimit të draftit të këtij plani në Këshillin Drejtues, ai do të vihet në diskutim publik. “Në fund të këtij procesi presim që ta kemi një dokument tepër të rëndësishëm që do të jetë udhërrëfyes për universitetin tonë për periudhën 2022 -2025”, tha ai.