Cilesia

Takim konsultues për projektin e përgatitjes së mësimdhënësve të rinj…

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është i përkushtuar për të përmbushur të gjitha obligimet që ndërlidhen me projektin “Drejt përgatitjes së mësimdhënësve të rinj përmes një sistemi të orientuar në cilësi – QATEK”, që është duke u realizuar në partneritet me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Lubjanës (Slloveni) Universitetin e Romës (Itali ), Universitetin Talini (Estoni), Universitetin e Gjilanit dhe Gjakovës. Për ecurinë e këtij projekti u bisedua në një takim me përfaqësues të UIBM-së dhe koordinatorit të këtij projekti, prof. dr. Blerim Saqipi.

Në takim ku ishin të pranishëm, prorektorja për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë, prof.ass.dr.Merita Shala, dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.dr.sc.Besim, Gollopeni, Elvis Feka, zyrtar i lartë për sigurim të cilësisë etj, u prezantua dokumenti me instrumentet për zhvillimin e cilësisë në Fakultetin e Edukimit. Ky dokument është përgatitur me mbështetjen e projektit QATEK i financuar nga Programi Erasmus+, që ka për qëllim zhvillimin e një kulturë të cilësisë në institucionet e arsimimit të mësuesve për t’u rritur profesionalizmi i tyre në sistemin arsimor në Kosovë duke prezantuar një sistem të brendshëm të sigurimit të cilësisë.

Përfaqësuesit e UIBM-së,  u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin dhe shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar dokumentin dhe për të dhënë kontributin e tyre në implementimin e këtyre instrumenteve për zhvillimin e cilësisë.