69484448 2395985217161944 7258946032518561792 N

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Institucionet sociale në shoqërinë bashkëkohore”

“Institucionet sociale në shoqërinë bashkëkohore”

[Bashkëveprimi ndërmjet arsimit, familjes, besimit fetar, politikës dhe ekonomisë]

 

Afati i dërgimit të abstrakteve: 30 shtator 2019; 24.00 GMT
Afati i aplikimit për Sesione të Veçanta: 15 shtator 2019; 24.00 GMT

http://www.isa-sociology.org/en/conferences/calls-for-papers
https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers;
https://www.uamd.edu.al/…/thirrje-per-pjesemarrje-instituc…/
and on Twitter:
https://twitter.com/isa_sociology/status/1125313229733945344

Organizatorë:
Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, Shqipëri 
Shoqata Sociologjike Shqiptare – Instituti Shqiptar i Sociologjisë 
(Konferenca e 14-të Ndërkombëtare Vjetore)
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Kosovë  
Qendra e Studimeve “Confronti”, Rome, Itali
&
Shoqata Ndërkombëtare e Sociologjisë (ISA)

Vendi dhe koha:
Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, Shqipëri   
15-16 Nentor 2019

Tema e konferencës:
I. Tema kuadër: “Institucionet sociale në jetën bashkëkohore: Arsimi, Familja, Feja”
II. “Institucionet sociale, në raport me: 
T01. Sfera publike, komunikimi, kultura dhe arti
ST02. Popullsia dhe migrimi
ST03. Arsimi dhe sporti
ST04. Studime politike dhe çështje ligjore
ST05. Feja, sjellja kolektive dhe lëvizjet sociale
ST06. Martesa, familja dhe komuniteti
ST07. Integrimi dhe globalizimi
ST08. Studime mbi fëmijërinë, rininë dhe çështjet gjinore
ST09. Puna, profesionet dhe organizimi
ST10. Studime teorike, rajonale, krahasuese dhe historike
ST11. Devijimi, kriminologjia, shëndeti publik dhe siguria
ST12. Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut
ST13. Mjedisi, ekonomia dhe zhvillimi 
ST14. Shkenca, teknologjia dhe inovacioni
ST15. Seksioni i Studentëve: “Institucionet sociale në këndvështrimin e studentëve”

Gjuha e konferencës:
Abstraktet dhe libri i konferencës (Proceedings): vetëm në anglisht
Prezantimet në konferencë: shqip ose anglisht
Botimi i punimit të plotë, si artikull shkencor (më vete, për ata që janë të interesuar): shqip, ose anglisht

Tarifa e regjistrimit: 
Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e konferencës me sponsorizime, do të aplikohet një tarifë pjesëmarrjeje, me nje diferencim sipas kategorisë së shteteve, shih: https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers;

Publikime:
1. Proceedings (Programi, libri i abstrakteve, organizatoret, seanca plenare, sesionet tematike, indeksi i pjesëmarrësve etj.);
2. Numra të veçantë të revistës shkencore ndërkombëtare “Studime sociale”/“Social Studies” [ISSN 2309-3455 (print); ISSN 2309-3471 (Online)]

Si mund të regjistrohemi dhe të prezantojmë një punim?
Regjistrimi bëhet vetëm përmes shqyrtimit të abstraktit. Punimi i plotë nuk është kusht për regjistrim.

Procedura:
1. Zgjidhni Sesionin Shkencor në të cilën dëshironi të merrni pjesë (nga Seksionet Tematike: ST01 – ST15);
2. Plotësoni Formularin e Aplikimit (Abstract Submission Form; në fund të këtij dokumenti) dhe dërgojeni në Sekretarinë e Konferencës; E-mail: [email protected]
3. Prisni për konfirmimin e marrjes së abstraktit.
Nëse konfirmimi nuk bëhet brenda 10 ditëve, duhet të kontaktoni me sekretarinë e konferencës (me e-mail: [email protected]; me telefon, mediat sociale etj.);
4. Prisni letrën e pranimit, pas shqyrtimit të abstraktit, bashkë me sqarimin për të vijuar me rregjistrimin;
5. Merrni konfirmimin e regjistrimit.

Si të dërgoni një abstrakt online?
Shkoni te varianti anglisht i thirrjes (Call for Papers), duke klikuar në:
https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers;
Klikoni “Online abstracts submission” – Select a Thematic Session (zgjidhni Sesionin Tematik), plotësoni të dhënat (Fill out the Paper Proposal Form/Abstract Submission Form) dhe dërgoni me “submit” (Submit the Paper Proposal Form/Abstract Submission Form)

Sekretaria e konferencës
Matilda LIKAJ, Departmenti i Sociologjisë, FE-UAMD
Enkelejda CENAJ, Departmenti i Sociologjisë, FE-UAMD
Elda KUTROLLI, Instituti Shqiptar i Sociologjisë (AIS)
E-mail: [email protected]
E-mail: [email protected];

Presim me kënaqësi të takohemi në Durrës, në nëntor 2019!

Please follow and like us:
error
error

Follow us :)