Libririi

Tre ekzemplarë të librit: “Punimet me plasje në trashetë e autostradës Morinë – Merdare”, dhurohen për Bibliotekën Universitare

Biblioteka Universitare në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është pasuruar me tre ekzemplarë të librit “Punimet me plasje në trashetë e autostradës Morinë – Merdare”. Ky libër i autorëve Frashër Brahimaj e Shukrte Shyti – Brahimaj është botuar nga Instituti i Sigurisë për Materie të Rrezikshme dhe Mbrojtje nga Zjarri.

Ekzemplarët, të cilët do të jenë në dispozicion të studentëve dhe të interesuarve të tjerë, janë dorëzuar nga Frashër Brahimaj.