KOn E Juridikut (2)

U mbajt Konferenca Shkencore “Të drejtat e njeriut, kriminaliteti dhe ekonomia në kohën e Covid – 19”

Organizuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), është mbajtur të hënën Konferenca Shkencore “Të drejtat e njeriut, kriminaliteti dhe ekonomia në kohën e Covid – 19”. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me Covid – 19, konferenca është mbajtur online.

Prej një numri të madh kumtesash që janë dërguar për këtë konferencë, janë përzgjedhur gjithsej 42 për prezantim. Për shkak të numrit të madh të kumtesave dhe organizimit në formë virtuale, si pasojë e pandemisë, prezantimet janë reduktuar në 10 minuta, prej 15 sa ishte planifikuar më herët.

Në hapje të konferencës, të pranishmëve me nga një fjalë rasti ju kanë drejtuar, dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc. dr. Agron Beka si dhe rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj. Ata u kanë uruar sukses pjesëmarrëve dhe e kanë vlerësuar konferencën si një ngjarje të shënuar për UIBM.

Rektori Musaj, theksoi se organizimi i konferencave shkencore, sikur kjo, është një kontribut jo vetëm për shkencën, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. “UIBM ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për konferenca të tilla, që kontribuojnë në avansimin e shkencës dhe dijes dhe që është edhe mision i universitetit tonë”, tha ai.