Tetori Roze

U mbajt ligjëratë vetëdijësuese në kuadër të “Tetorit rozë”

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt të mërkurën një ligjëratë vetëdijësuese në kuadër të “Tetorit rozë”, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ligjërata u mbajt nga mjeke të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare  në Mitrovicë.

Të pranishmëve fillimisht ju drejtua me një fjalë përshëndetëse rektorja e UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala, e cila falënderoi mjeket e QKMF – së që kanë gjetur kohë për të marrë pjesë në këtë aktivitetet. Ajo potencoi rëndësinë e fushatave informuese sa i përket ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.