Quadic

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

Në datat 30-31 mars, në UFAGJ është zhvilluar mbledhja e Quality Board në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC: Quality development of international cooperation and project management. Në takimin ku morën pjesë përfaqësues nga18 parterët e projektit, qëllimi ishte  të vlerësonte  të arriturat e tre viteve të implementimit të projektit QUADIC nga të gjitha institcionet e arsimit të lartë.

Në takim nga Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, morën pjesë Prorektorja Merita Shala, dhe profesoreshat Fatbardha Hoxha dhe Albana Sadiku. Në takimin dy ditor,  janë diskutuar  raportet e cilësisë nga realizimi i aktiviteteve të  projektit  nga secili partner i projektit.

Projekti QUADIC, ka ofruar një platformë tejet efikase të komunikimit dhe rritjes së kapaciteteve të universiteteve në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimin e projekteve.