Bursat

U mbajt sesion informues për “Fulbright Faculty Development”

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të hënën një sesion informues rreth Programit “Fulbright Faculty Development”. Përfaqësuesja e kësaj organizate, Gresa Sërmaxha, ofroi shpjegime të rëndësishme lidhur me programin dhe detajet e aplikimit. Ndërsa prof. ass.dr. Bahtir Hyseni, një nga alumnit e këtij programi,  foli për  përvojat e tij me stafin akademik.

Sesioni ofroi një pasqyrë të plotë të mundësive që ofron Programi “Fulbright Faculty Development”. Pjesëmarrësit fituan një kuptim të thellë për programin dhe u frymëzuan nga sukseset e prof. ass.dr. Bahtir Hyseni.

u vlerësua se programe të këtilla kontribuojnë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin profesional dhe akademik të anëtarëve të stafit akademik dhe ngritjen e cilësisë së institucionit në përgjithësi.