Heras1

U përuruan pajisjet e reja laboratorike në UIBM

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Merita Shala, bashkë me drejtuesin e projektit HERAS+, Aqim Emurli, kanë përuruar të hënën pajisjet e reja për laboratorët universitare. Me pajisje janë furnizuar laboratorët e Fakultetit të Gjeoshkencave, Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore si dhe Fakultetit të Eduikimit, ku është funksionalizuar Qendra Universitare dhe Komunitare për Mbështetje Psikologjike dhe Mirëqenie.

Paraparakisht, rektorja Shala e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i UIBM, Avdyl Beqiri, kanë zhvilluar  një takim me ekipin e HERAS+ të përbërë nga Aqim Emurli, Donjeta Ibra dhe Nehat Dervishi, ku është biseduar për bashkëpunimin e përgjithshëm si dhe projektin konkret të realizuar në UIBM. Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të krijimit të mundësive më të mëdha për studentët dhe mësimdhënësit e UIBM.

Rektorja Shala falënderoi drejtuesit e HERAS+ për realizimin e këtij projekti, që do të krijojë mundësi më të mëdha për punë praktike në UIBM. “Shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar HERAS+ ndaj UIBM dhe në këtë rast konkretisht për realizimin e projektit për pajisjen e laboratorëve”, tha ajo.

Ndërsa, drejtuesi i projektit HERAS+, Aqim Emurli, vlerësoi korrektësinë e vazhdueshme të drejtuesve të UIBM sa i përket projekteve dhe bashkëpunimit të përgjithshëm.

Heras1