Te Rek

U prezantua “Programi i Granteve për Mbështetjen Universitare 2023/2024”

Përfaqësues nga “Kosovo United States Alumni”, që mbështetet nga Ambasada Amerikane, kanë prezantuar të hënën “Programin e Granteve për Mbështetjen Universitare 2023/2024”, në një takim me drejtuesit e  Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të udhëhequr nga rektori, prof.dr. Alush Musaj. Sipas tyre, aplikimi për këtë program do të hapet shumë shpejt dhe synon të mbështesë institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për të adresuar më mirë sfidat e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik përmes kërkimit, zhvillimit dhe shërbimeve të zgjeruara.

U bë e ditur se në kuadër të këtij programi, ndihmohen projekte si fuqizimi i instituteve kërkimore dhe angazhimi në komunitet i rrjetit alumni. Ata diskutuan mënyrat e ndryshme në të cilat mund të kontribuojnë në përparimin e Kosovës dhe promovimin e mundësive akademike dhe profesionale për rininë e saj.

Përzgjedhja për grantet e vogla të Programit të Mbështetjes Universitare bëhet në mënyrë konkurruese dhe ky program administrohet nga “Kosovo United States Alumni” (KUSA).