FIMK

U themelua Instituti i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

Në mbledhjen e Këshilli Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të mbajtur më 02.12.2022, është marrë vendim për themelimin e Institutit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK). Ky vendim është marrë sipas propozimit të drejtuesve të FMIK.

Gjithashtu në të njëjtën mbledhje është aprovuar edhe Rregullorja për punën e Institutit.  Institute të tilla janë krijuar edhe në shumicën e njësive tjera akademike në UIBM, të cilat pritet të krijojnë mundësi më të mëdha për punën kërkimore dhe shkencore.