PUnetori Me Herasin

Punëtori dyditore në kuadër të përgatitjeve për riakreditim institucional

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit institucional të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), më 9 dhe 10 dhjetor është mbajtur një punëtori e mbështetur nga “Heras Plus”. Pjesë e punëtorisë përveç rektorit, prof.dr. Alush Musaj dhe prorektorëve, kanë qenë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues, dekanë, drejtorë dhe zyrtarë të administratës si dhe përfaqësues të studentëve dhe Alumnit.

Rektori Musaj, në hapje të punëtorisë ka falënderuar “Heras Plus” për mbështetjen e vazhdueshme për UIBM. Ai gjithashtu ka vlerësuar punën dhe angazhimin e të gjitha strukturave të Universitetit sa i përket procesit të riakreditimit insitucional.

Në punëtorinë dyditore është shqyrtuar dhe diskutuar draft-raporti i Vetëvlerësimit dhe reflektimi mbi kërkesat e standardeve të akreditimit. Diskutimet dhe analiza u fokusuan në  vlerësimin dhe rishikimin e aspektit të sigurimit të cilësisë, duke përfshirë paketat e instrumenteve, rregulloret e brendshme, udhëzimet, pyetësorët dhe modelet e raportimit, në shqyrtimin dhe prezantimin e plotë të aktiviteteve të lidhura ngushtë me mësimdhënien, kërkimin, bashkëpunimin ndërkombëtar, partneritetin lokal etj.

Punëtoria e mbështetur nga “Heras Plus” është mbajtur në kuadër të projektit për rritjen e kapaciteteve drejtuese të IAL-ve publike, zhvillimin strategjik dhe konkurrencën. Punëtoria me UIBM,  me grupin e punës për riakreditimin institucional është pjesë e mbështetjes që i ofrohet UIBM në kuadër të fondit të dedikuar për zhvillim strategjik.