Quadic1

UIBM merr pjesë në trajnimin për zhvillimin e projekt propozimeve dhe zhvillimit cilësor në kuadër të projektit QUADIC

Në datat 7-10 Qershor, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë i përfaqësuar nga prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillimin të cilësisë, Prof. Merita Shala dhe profesoresha e Fakultetit të Edukimit, Prof. Fatbardha Hoxha, ka marrë pjesë në  trajnimin për zhvillimin e projekt propozimeve dhe zhvillimit cilësor në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhim, në kuadër të projektit QUADIC.

Në trajnim kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve partnere vendore dhe ndërkombëtare,  disa prej të cilëve në lidhje direkte online për shkak të COVID-19.

Qëllimi kryesor i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve për bashkëpunim ndërkombëtar dhe hartim të projekt propozimeve. Përveç prezantimeve nga koordinatorët e projektit, diskutimet në grupe rreth  ideve për projekte të përbashkëta, rolit dhe përgjegjësive të partnerëve  në këto projekt-ide, janë prezantuar dhe diskutuar detajisht, si parapërgatitje për thirrjet e radhës për projektet e Erasmus+.

Quadic2