Punetoria  Sofje

UIBM pjesë e punëtorisë “Avancimi i kulturës së kërkimeve në IAL të Kosovës”

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Alush Musaj, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, prof.dr. Behxhet Shala dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, prof.dr. Besim Gollopeni, po marrin pjesë në punëtorinë “Avancimi i kulturës së kërkimeve në IAL të Kosovës”, që ka filluar të hënën në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje. Pjesë e kësaj punëtorie disa ditore janë të gjitha universitetet publike të Kosovës, Universiteti i Sapienzës nga Italia etj.

Në kuadër të punëtorisë, do të diskutohet për aspekte të ndryshme që ndërlidhen me kërkimet shkencore. Sipas agjendës, planifikohet të diskutohet për zhvillimin e etikës në kërkime dhe standarde të integritetit, rolin e instituteve shkencore universitare në mbështetjen financiare të punës kërkimore, revistat shkencore dhe përkrahja e publikimeve të indeksuara në Scopus dhe WoS.

Gjithashtu gjatë këtyre ditëve do të prezantohet draft rregullorja  e etikës dhe integritetit në kërkime si dhe do ndahen praktikat e universiteteve pjesëmarrëse.