Webometrics.

UIBM renditet i dyti në Kosovë nga webometrics sipas citimeve në Google Scholar

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është renditur i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sa i përket kriterit të citimeve në ranglistën e webometrics të shpallur në korrik 2023. Në këtë rangim sipas citimeve në profilet e Google Scholar, UIBM ka dalur i dyti pas Universitetit të Prishtinës me 1740 citime.

UIBM edhe vitin e kaluar ishte renditur i dyti në këtë lloj rangliste të webometrics.  Vitin e kaluar kishte 1044 citime, çka do të thotë se sivjet ka rritje të numrit të citimeve.

Sipas webometrics, janë mbledhur citimet nga 310 top profilet – profilet kryesore të secilit universitet ashtu që të lejohen krahasime të pavarura nga madhësia.