Ekonomik

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Salem State University nga Massachusetts, USA

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Salem State University, nga Salem, Massachusetts, SHBA. Në emër të UIBM marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UIBM Prof.Dr. Alush Musaj, ndërsa, përfaqësues nga Salem State University ishte Prof.Dr. John Mc Ardle.

Dy universitetet u dakorduan që përmes kësaj marrëveshje të bashkëpunojnë por pa u kufizuar në, aktivitetet e mëposhtme:

  1. shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në lidhje me programet e shkëmbimit arsimor dhe duke bërë përpjekje bashkëpunuese për promovimin e tyre;
  2. shkëmbim afatshkurtër dhe afatgjatë i profesorëve dhe personelit joakademik;
  3. shkëmbimi i studentëve (përfshirë edhe të diplomuarit).

Salem State University është një universitet publik në Salem, Massachusetts. Themeluar në 1854, është instituti më i vjetër dhe më i madh i arsimit të lartë në Bregun e Veriut dhe është pjesë e sistemit universitar shtetëror në Massachusetts.

Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim të mirëfilltë me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në fushat e ndryshme që janë në interes së zhvillimit të institucioneve gjegjëse.