Logo AUF

UIBM tash e tutje më të drejtë vote këshilluese në Agjencinë Universitare Frankofone

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka kaluar nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar në Agjencinë Universitare Frankofone (AUF). Si rrjedhojë tash e tutje UIBM ka të drejtë për votë këshilluese në Ansamblenë e Përgjithshme të AUF.

Në njoftimin e AUF për këtë avancim të statusit të UIBM në këtë organizatë, gjithashtu shprehet besimi për forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë. Po ashtu drejtuesit e AUF falënderojnë ata të UIBM për besimin e treguar sa i përket bashkëpunimit.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë lajm të mirë nga AUF. Ai gjithashtu është shprehur mirënjohës për gatishmërinë dhe qasjen bashkëpunuese nga AUF.