Rcc Logo

UMIB-i pjesë e takimit për lansimin e Rrjetit për Qasje të Hapur në Infrastrukturën kërkimore në Ballkanin Perëndimor

Përmes një takimi virtual, të organizuar nga Këshilli Regjional për Bashkëpunim, sot u lansua “Rrjeti për Qasje të Hapur në Infrastrukturën kërkimore në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e të cilit është edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”. Në këtë takim morën pjese edhe prorektorët nga UMIB, ndërsa rreth Infrastrukturës Kërkimore të UMIB, fushat e kërkimit, dhe pritjet në të ardhmen nga adaptimi i këtyre politikave fjalën e mori prorektori Behxhet Shala.
UMIB ka hartuar politikat për qasje te hapur në infrastrukturën kërkimore dhe ka aprovuar ato në Dhjetor 2020.