Image

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” merr pjesë në lansimin e projektit “ResearchCult”

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin u lansua projekti “Përmirësimi i kulturës së kërkimit në arsimin e lartë në Kosovë (ResearchCult)” pjese e programit Erasmus +. Përfitues i projektit “ResearchCult” është edhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”. Në këtë ngjarje morën pjesë Ministrja e Arsimit Hikmete Bajrami dhe përfaqësues të institucioneve partnere lokale dhe ndërkombëtar. Nga UMIB morën pjesë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Behxhet Shala dhe Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Ass. Dr. Besim Gollopeni.

Qëllimi i projektit “ResearchCult” është qe të mbështesë  përmirësimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e politikave dhe praktikave të mira, si dhe krijimin e instalimin e rregulloreve, strukturave dhe mekanizmave në institucionet përfituese të projektit në Kosovë.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.