LineUIBM

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në nivel rektorësh me University of Agribusiness and Rural Development në Plovdiv, Bullgari

Në kuadër të objektivave të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për rritjen e numrit të bashkëpunimeve me institucione të arsimit të lartë, Rektori i UIBM-së Prof.Dr. Alush Musaj ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Rektoren Prof.Dr. Mariana Ivanova e University of Agribusiness and Rural Development nga Plovdiv, Bullgari.

UIBM dhe UARD përmes marrëveshjes së nënshkruar kanë rënë dakord për objektivat dhe aktivitetet e mëposhtme:

  • Shkëmbim ndërmjet institucioneve të:
  • Stafit akademik për qëllime të nxitjes së bashkëpunimeve kërkimore në lidhje me planet dhe programet arsimore;
  • Stafit akademik për qëllime të shkëmbimit të ekspertizës mësimore;
  • Stafit akademik për qëllime të ligjëratave/vizitave afatshkurtra;
  • Stafit administrativ me qëllim të transferimit të njohurive të praktikave administrative veçanërisht në fushën e Ekonomisë, Marketingut, Menaxhimit, Turizmit, Financave, Bankave, Ekologjisë, Mbrojtjes së Mjedisit, Teknologjisë së Informacionit etj.
  • Studentëve në programet “studim jashtë vendit” dhe/ose “shkëmbim studentësh”;
  • Studentëve pasuniversitarë që ndjekin programe kërkimore, të cilët do të përfitojnë nga aksesi në ekspertizën ose burimet e disponueshme në institucionin pritës;
  • Botimi i artikujve shkencorë dhe artikujve të tjerë të lidhur në revista dhe botime të specializuara;
  • Ofrimi i shërbimeve informuese nga secili institucion për vizitorët nga institucioni tjetër;
  • Shkëmbimin e informacionit dhe materialeve që janë me interes të përbashkët;
  • Bashkëpunimi në sferën e trajnimit profesional dhe konsulencës;
  • Bashkëpunimi në sferën e organizimit të konferencave shkencore;
  • Bashkëpunimi në sferat e fushave të ndryshme të kërkimit (strategji, projekte, programe etj.);
  • Forma të tjera bashkëpunimi të cilat institucionet mund t’i rregullojnë së bashku.

E gjithë kjo me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në fushat e ndryshme që janë në interes së zhvillimit të institucioneve gjegjëse.