Rektori Musaj

Urimi i rektorit, prof.dr. Alush Musaj, për Fitër Bajram

I nderuari kryesues dhe ju anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar prorektorë, dekanë, prodekanë

Të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të administratës

Të dashur studentë

Në ditën e fundit të Ramazanit, më lejoni që të shpreh respektin për të gjithë besimtarët islamë dhe t’ju uroj Fitër Bajramin në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.  Shpreh dëshirën që  muaj i mëshirës dhe Fitër Bajrami të na ofrojnë dhe bëjnë njerëz më të mirë, më të dashur dhe më të dobishëm për familjet, institucionet tona dhe shoqërinë në përgjithësi.

Uroj të keni shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat ju dhe familjet tuaja!

 

Me respekt

Rektori

Prof.dr. Alush Musaj