20210520 110837

Vizita e studentëve të Xehetarisë në minierat e qymyrit- KEK

Në kuadër të mësimit praktik me date 21.05.2021, studentët e Departamentit të Xehetarisë, zhvilluan vizitën e radhës në minierat e qymyrit -KEK, përkatësisht në Departmentin e Inxhinieringut. Studentët në mësimin praktik  u shoqëruan nga profesorët: Kemajl Zeqiri, Gzim Ibishi dhe asistenti Ujmir Uka.

Veç kësaj, profesorët zhvilluan një takim pune me drejtorin për prodhimin e qymyrit z. Adil Januzi  me bashkëpunëtorë. Në këtë takim u diskuta  për thellimin e mëtutjeshme të bashkëpunimit.