Fotoja

Vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Qendrën e trajnimeve iCan ne Tetovë

Përfaqësues nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë vizitës, udhëheqësi i Qendrës së Karrierës, Alban Fazliu, së bashku me përfaqësues të Parlamentit Studentor dhe anëtarë të Këshillit të Fakultetit Ekonomik, u takuan me rektorin e UELT, prof.dr. Abdylmenaf Bexheti. Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të Qendrës së Karrierës dhe shkëmbimit të përvojave.
Gjithashtu, gjatë vizitës, përfaqësuesit e UIBM kishin rast të vizitojnë hapësirat e Qendrës së Trajnimeve iCan, ku u njoftuan për së afërmi me mundësitë qe ofron kjo qendër. Në këtë takim u diskutua mundësia e trajnimit për studentët e UIBM në fusha të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.