IMG 5220c13b93600220de98bc40aaa4d7b3 V

U konstituua përbërja e re e Senatit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Parlamentin Studentor dhe Këshillat e Fakulteteve, të martën u konstituua përbërja e re e Senatit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në mbledhjen e kryesuar nga rektori, prof.dr. Alush Musaj dhe sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, janë verifikuar mandatet e senatorëve të rinj, të cilët mandej e kanë nënshkruar Deklaratën Etike dhe kanë zgjedhur ass. Milaim Mehmetin, kryesues të përkohshëm të Senatit.

Anëtarë të përbërjes së re të Senatit nga stafi akademik janë: Prof.ass.dr. Nazmi Hasi (Fakulteti i Gjeoshkencave), prof.dr. Aziz Behrami (Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore), Msc. Arbëri Krasniqi (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike), prof.ass.dr. Mimoza Aliu (Fakulteti Juridik), ass. Milaim Mehmeti (Fakulteti Ekonomik) dhe msc.Ylli Hashani (Fakulteti i Edukimit). Senator nga personeli joakademik është zgjedhur, Alban Fazliu, ndërsa nga Parlamenti i Studentëve: Ardenë Hajdini dhe Elmedina Kurti.

Në këtë mbledhje të Senatit u zgjodhën edhe dekanët e njësive akademike: Prof.asoc.dr. Festim Kutllovci (Fakulteti i Gjeoshkencave), prof.asoc.dr. Mensur Kelmendi (Fakulteti i Tekonologjisë Ushqimore), prof.asoc.dr. Faton Mervoci (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike), prof.asoc.dr. Islam Qerimi (Fakulteti Juridik), prof.asoc.dr. Qazim Tmava (Fakulteti Ekonomik) dhe prof.asoc.dr. Samire Bllaca (Fakulteti i Edukimit).

IMG Cd7d4ba290c24db94c50ab83de60ab2a V