Vizita E Fulbright

Vizitë nga pjesëtaret e Këshillit Amerikan dhe të Ambasadës Amerikane në Kosovë

Stafi i Ambasadës Amerikane në Kosovë i prirur nga Zonjat Remzije Potoku dhe Nora Nimani-Musa vizituan sot Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë.
Ata takuan Rektorin Alush Musaj, Dekanin e Fakultetit Ekonomik Qazim Tmava, stafin akademik të Fakultetit Ekonomik në UIBM, si dhe ekspertin John McArdle Profesor në Salem State University (SSU) në Massachusetts,SHBA i cili po qëndron në Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë.
Me këtë rast Rektori Musaj theksoi që kjo është hera e dytë që Universiteti Isa Boletini përfiton shërbime të konsulencës për rishikimin e programeve ekzistuese si dhe hartimin e programeve të reja të studimit nga Programi Fulbright Specialist.
Në këtë takim kordinatorja e projektit Fulbright Specialist Program për Fakultetin Ekonomik, Profesoresha Ajtene Avdullahi i njoftoi të pranishmit se eksperti John është mirëpritur nga menaxhmenti dhe i gjithë stafi i Fakultetit Ekonomik. Ata po bashkëpunojnë ngushtë në lidhje me rishikimin e programit ekzistues si dhe hartimin e programit të ri të studimit.
Profesori John, gjatë qëndrimit në Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë po merr pjesë edhe në aktivitetet tjera në UIBM, si në konferencën IMGC2022 dhe në tryeza të rrumbullakta.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me projekte të reja të Këshillin Amerikan dhe të Ambasadës Amerikane në Kosovë