Erasmusplus

3 studente të UIBM-së përfitojnë një semestër në Universitetin “Eastern Finland”

Në kuadër të programit Erasmus+, përkatësisht bashkëpunimit me Universitetin e “Eastern Finland” në Finlandë, tri studente nga Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Isa Boletini”, do qëndrojnë për një semestër në Finlandë. Studentet që do të marrin pjesë në mobilitet janë: Gresa Tahiri, Pranvera Mehmeti dhe Vlera Qerkini.