Parlamenti

Aktiviteti i Parlamentit Studentor dhe QZHK-së për shënimin e 10-vjetorit të themelimit të UIBM-së

Parlamenti Studentor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ju njofton se me datë 06.03.2023 duke filluar nga ora 10:00, për nderë të 10-vjetorit të Universitetit, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK), organizon aktivitetin “Panairi i Shkencës dhe Teknologjisë” i cili do të mbahet në hymjen e objektit 1.

Me kënaqësi ftojmë të gjithë nxënësit maturantë të shkollave të mesme të njoftohen me programet e studimit që i ofron UIBM. Nxënësit maturantë do të kenë mundësinë të njoftohen me atë se çfarë ofron Universiteti “Isa Boletini” të prezentuar në 6 sektore të ndryshme, ku secili sektor do të prezentohet nga studentët aktual të cilët do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen pyetjeve të vizitorëve.

Ardhja juaj na nderon dhe i jep vlerë aktivitetit tonë.
Me respekt,
Parlamenti Studentor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë