Web

Punëtori dy ditore në kuadër të projektit ResearchCult, ERASMUS+

Me datë 30 shtator dhe 1 tetor 2021 zhvillohet punëtoria online mbi “Etikën e kërkimit dhe integritetin dhe ToR për komitetin e etikës kërkimore”, si pjesë e projektit “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë”, RessearchCULT Project, Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i koordinuar nga Kolegji IBC-M.

Në punëtorinë online po marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kosova dhe të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar të projektit ResearchCult. Nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë po marrin pjesë Prof. Besim Gollopeni, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Behxhet Shala, Prorektori për bashkpunim ndërkombëtar dhe hulumtime, Prof. Faton Merovci dhe Arber Hyseni, Koordinator për hulumtime.

Projekti ResearchCult ka hapur dyert për bashkëpunim në nivelet universitare dhe qeveritare në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit midis institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse.

Për më shumë informacione vizitoni faqen e internetit: https://researchcult.net/ ose në në mediat sociale si ResearchCult.