Konference

Dita e dytë e në “Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Konkurrencës Globale dhe Inovacionit”

Vazhdojnë prezantimit në “Konferencë e Tretë Ndërkombëtare mbi Menaxhimin e Konkurrencës Globale dhe Inovacionit”, në Universitetin e Stambollit, Turqi,  në të cilën bashkëorganizator është edhe  Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Kjo konferencë po mbahet online, për shkak të pandemisë me Covid-19.
Gjatë ditës së sotme një pjesë e stafit akademik të fakultetit Ekonomik kanë marrë pjesë me prezantime si dhe në cilësinë e udhëheqësit të sesionit. U prezantuan punimet e stafit në bashkëautorësi nga Qazim Tmava, Esat Derguti, Ajtene Avdullahi, Filloreta Demiri dhe Besë Sadikaj, ndërsa profesoresha Ajtene Avdullahi, udhëhoqi një sesion të konferencës.
Prezantimet në këtë konferencë vazhdojnë deri më 19 shtator 2021.