Foto E Trajnimit …11 13.04.2022

Është mbajtur “Trajnimi për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë”

Më 11 – 13 Prill 2022, u organizua “Trajnimi për shkrimin e punimeve/artikujve shkencorë”, në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”, ERASMUS +. Në këtë trajnim morën pjesë rreth 100 staf akademik nga universitetet publike në vend dhe nga Kolegji I-BCM. Nw trajnim morën pjesë rreth dhjetë persona (stafi akademik) nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë. Trajnimi u organizua në dy grupe të ndara sipas fushave shkencore: Grupi A: Shkenca sociale dhe ekonomike, shkenca humane dhe juridike dhe Grupi B: Shkenca natyrore, inxhinieri, shkenca mjekësore, TIK dhe teknologji. Trajnuesit ishin profesorë dhe studiues nga Universiteti Sapienza në Romë nga Italia dhe Universiteti i Zagrebit nga Kroacia. Trajnimi u zhvillua në ambientet e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.