Ceremonia

Ftesë- Ceremonia e diplomimit

Ftohen studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, të cilët kanë diplomuar në periudhën 1 tetor 2021 – 1 tetor 2022, për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit që mbahet më 28 shtator 2022. Të diplomuarit duhet të paraqitën në ora 10:00 në hollin e objektit të fakulteteve, në mënyrë që të marrin pelerinat ceremoniale.

Gjithashtu ftohen për pjesëmarrje edhe studentët ALUMNI të UIBM.

Ceremonia e diplomimit është e hapur edhe për familjarët e studentëve të diplomuar.

Pjesa zyrtare fillon prej orës 11:00, në Amfiteatrin e Madh.

Ju mirëpresim!