284177434 3319431541622349 6277900852860779049 N

Heras+ organizoi punëtori dy ditore për stafin akademik të UIBM-së në lidhje me Menaxhimin e Cilkit të Projektit

Projekti Heras Plus mundësoi një punëtori dyditore të përshtatur për Menaxhimin e Ciklit të Projektit (MCP) për Universitetin “Isa Boletini”-Mitrovicë.
Punëtoria u krijua së bashku nga ekipi HERAS Plus dhe udhëheqësia e UIBM-së. Aktiviteti u ndoq nga 20 pjesëmarrës të stafit akademik, i mbikëqyrur nga Rektori i UIBM, Prof. Dr. Alush Musaj.
Punëtoria e personalizuar kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të një ekipi të përzgjedhur të stafit akademik të UIBM për shkrimin, monitorimin dhe zbatimin e projekteve.

Programi kishte për qëllim të mbuloj të gjitha lëndët kryesore të përfshira në MCP, ndërsa metodat e zhvillimit ishin përmes prezantimeve, punës në grup dhe sesioneve të trajnimit.
Trajnimi është pjesë e mbështetjes që i jepet UIBM-së bazuar në fondin konkurrues për zhvillimin strategjik të universiteteve publike dhe është në përputhje me veprimet e përbashkëta të dakorduara në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Projektit HERAS Plus dhe Universitetit.
HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga MESTI dhe zbatohet nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.