121559644 3802388169791775 7649928164649692325 N

Këshilli Britanik ka hapur thirrjen për garën e studentëve: Sfida Covid-19

Këshilli Britanik ka hapur thirrjen për ide të politikave për të gjithë studentët e talentuar të cilët ndjekin studimet Bachelor dhe Master në një program të caktuar studimi për të adresuar sfidat që ka sjellur pandemia COVID-19.

Krahas gjetjes së një mundësie për të shkuar në zgjidhjen e disa prej çështjeve më të rëndësishme që bota po përballet sot, kjo sfidë do të shërbejë si një mundësi për krijimin e një rrjeti me studentë të shkëlqyer nga i gjithë vendi dhe për të fituar një kurs online në një nga universitetet në Mbretërinë e Bashkuar

Përfitimet e pjesëmarrësve në konkurs përfshijnë, por nuk kufizohen si më poshtë:

  • mundësi për të përfituar kurse online. Fituesit e vendit të parë do të marrin një kupon prej 1,500GBP për kurse në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa fituesit e vendit të dytë do të marrin kupon prej 1.000 GBP
  • propozimi juaj do të botohet në koleksionin online të Këshillit Britanik bashkë me përmbledhjet e politikave të të gjithë finalistëve
  • krijimi i një rrjeti kontaktesh me studentë të tjerë me profile të ndryshme akademike
  • zhvillimi i mendimit kritik, shkathtësive të zgjidhjes së problemeve si dhe komunikimit.