IMG 3107

Kuvendi miratoi Statutin e UMIB-it

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e së enjtes Statutin e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe tre universiteteve të tjera publike. Statutet janë miratuar me 61 vota për, pas debatit që u zhvillua nga deputetët.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj tha se statutet e këtyre universiteteve janë në përputhje me Ligjin mbi Arsimin e Lartë, pasi kanë kaluar të gjitha procedurat e nevojshme.“Statutet e universiteteve publike i kanë kaluar të gjitha procedurat që obligohen me ligj dhe dëgjimet publike”, tha ministri Likaj.

Miratimin e Statutit të UMIB-it dhe tre universiteteve tjera publike e ka përshendetur rektori, prof.dr.Alush Musaj, i cili tha se ky është lajm i mirë për këto universitete. “Ishte koha e fundit që të miratohen statutet e këtyre universiteteve, meqe statutet e përkohshme kishin nisur të krijojnë probleme sa i përket zhvillimit të këtyre insitucioneve të arsimit të lartë në Kosovë”, tha ai.

Me këtë rast, rektori Musaj, përgëzoi stafin akademik, studentët, administratën dhe veçanërisht ata që kanë kontribuar për përgatitjen e Statutit të UMIB-it.