Programming Club

Lansimi i sesionit të ri të Klubit të Programimit

Para studentëve të departamentit Informatikë Inxhinierike në Universitetin e Mitrovicës, javën e kaluar është prezantuar koncepti, vizioni dhe misioni i Klubit të Programimit, nën udhëheqjen e shefit të departamentit, prof. Berat Ujkani.
Klubi i Programimit, i cili sivjet shënon vitin e dytë të themelimit, synon të mbledh të gjithë studentët që kanë interes të shtuar për programimin, të cilët përmes aktiviteteve ekstrakurrikulare punonojnë praktikisht të avancojnë dijet e tyre, përgatiten për tregun e punës si dhe zhvillojnë projekte inovative që do t’i kontribuojnë Universitetit dhe komunitetit në përgjithësi.
Te gjitha aktivitet e klubit mund te ndiqen permes https://www.instagram.com/umib.programmingclub/.

K.P