Sapienza

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sapinenzës në Romë

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të kenë mundësi të përfitojnë nga një Marrëveshje Bashkëpunimi për shkëmbime të studentëve me Universitetin e Sapienzës në Romë. Marrëveshja ku janë definuar kushtet e shkëmbimeve studentore është nënshkruar   nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe rektorja e Universitetit të Sapienzës, prof.dr. Antonella Polimeni.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, është përcaktuar që brenda një vitit akademik numri maksimal i studentëve që mund të bëhen pjesë e shkëmbimit nuk mund të jetë më shumë se 5 sish. Ndërsa sa i përket kohës së qëndrimit, është përcaktuar që nuk mund të jetë më pak se tre muaj.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, tha se kjo marrëveshje është edhe një mundësi më shumë për studentët që të përfitojnë nga shkëmbimi me një universitet të shquar, siç është Universiteti i Sapinenzës në Romë. Ai u shpreh mirënjohës ndaj rektores, prof.dr Antonella Polimeni, për  gatishmërinë sa i përket bashkëpunimit me UIBM.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X