USak

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin USAK nga Turqia  

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) do të bashkëpunojë me Universitetin USAK nga Turqia, me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe hulumtimit shkencor. Për të konkretizuar aktivitetet u nënshkrua edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj dhe homologu i tij nga Universiteti USAK, prof.dr. Ekrem Savaş.

Për ta bërë një marrëveshje sa më funksionale prej të cilës do të përfitojnë të dy palët, janë përcaktuar edhe aktivitetet që do të ndërmerren. Në këtë kuadër parashihet shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, organizimi i seminareve të përbashkëta, bashkëpunimi për programe të veçanta etj.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, tha se në kuadër të bashkëpunimit me universitetet ndërkombëtare, përfitues më të mëdhenj janë stafi akademik dhe studentët. “Presim bashkëpunim të frytshëm edhe me Universitetin USAK nga Turqia”, tha ai.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X