Mundësi mobiliteti për studentët e UMIB-it

Riga Technical University ka paraqitur një kërkesë të re dhe për këtë arsye ka marrë disa vende të reja për mobilitetin studentëve në semestrin pranveror. Kjo thirrje është e hapur për të gjithë partnerët lokalë nga Erasmus + të Universitetit të Rigës, njëherit edhe Universiteti “Isa Boletini”.

Për Kosovën, është numri i mëposhtëm i mobiliteteve:
• 5 mobilitete të nivelit Bachelor
• 3 mobilitete të nivelit master

Gjatësia e mobilitetit është 5 muaj, mbështetja e alokuar në muaj është 800 EUR dhe buxheti i udhëtimit i ndarë për studentët në Ballkan është deri në 275 EUR (vajtje-ardhje).

Kandidatët duhet të nominohen nga UMIB deri më 20 nëntor dhe të paraqesin profilet e tyre RTU Erasmus + me dokumentet e mëposhtme:
• Kopja e pasaportës
• Transkripta e notave
• Regjistrimi i semestrit
• Certifikatë e gjuhës angleze (Mund të nënshkruhet nga Universiteti)
• + Plani i studimit (Të paktën 25 ECTS, shkrimi i tezave nuk do të mbështetet gjatë mobilitetit)
Pas marrjes së nominimeve, ekipi i RTU-së do të zhvillojë intervista në Skype. Profili i RTU Erasmus: https://incomingexchange.rtu.lv/institutions/partners. 

Lista e kurseve dhe informacioni i përgjithshëm rreth studimeve etj .: http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/