AKA

Njoftim nga Agjencia e Kosovës për Akreditim

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) me datë 27.07.2021 mbajti mbledhjen e 87-të me radhë. Në kuadër të pikave të rendit të ditës u shqyrtuan raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të programeve.
KShC ka marrë vendim për të gjitha raportet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë mënyrë është krijuar mundësia për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin e ri akademik 2021/2022 në të gjitha institucionet dhe programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Poashtu, KShC ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për të gjitha ankesat dhe kërkesat e paraqitura në këtë institucion.
Gjatë kësaj jave në ueb faqen e Agjencisë së Kosovës për Akreditim do të publikohet vendimet e KShC-së dhe raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit. Pas përfundimit të mbledhjes, tre anëtarët ndërkombëtarë të KShC njoftuan për dorëheqjen e tyre, si pasojë e mospajtimit për deklarimin publik të pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Gjithë komunitetit akademik, studentëve dhe të punësuarve në institucionet e akredituara të arsimit të lartë, KShC ju uron suksese në vitin e ri akademik. (Agjencia e Kosovës për Akreditim)