20221110 092004

Nxënësit e shkollës së mesme “Arkitekt Sinani”, zhvillojnë praktikë profesionale në UIBM

Nxënësit e shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” Mitrovicë, drejtimi Telekomunikacion kanë zhvilluar një pjesë të praktikës profesionale në UIBM. Të udhëhequr nga profesorët e tyre Ajet Musa, Nedime Dobreva  dhe nga Zyrarët e TI-se në UIBM:  Lulzim Bunjaku, Zymber Haliti  dhe  Bardhyl Miftari para nxënësve është demonstruar përdorimi praktik  i pajisjeve të Conference Room në tre objektet e UIBM. Gjithashtu, nxënesit të ndarë në tre salla kanë përdorur pajisjet e komunikimit online ndermjet tyre. Përdorimi në praktikë i pajisjeve tjera te TI-se si dhe paneleve solare të instaluara në kulmet e rrafshta të UIBM-së, kanë qenë poashtu pjesë e praktikës që ju është treguar nxënësve gjatë kësaj vizite.