Spienza

Vizitë studimore në Universitetin Sapienza të Romës

Në kuadër të projektit ResearchCULT, ERASMUS+, financuar nga Bashkimi Evropian, u realizu një vizitë dy ditore  në Universitetin Sapienza të Romës, Itali. Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore ishin përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë vendor dhe ndërkombëtar, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga Kosova, duke përfshirë edhe Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), si institucion partner i përfaqësuar nga koordinatori lokal i projektit si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit, prof. assoc. dr. Besim Gollopeni dhe prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prof. dr. Behxhet Shala.

Kjo është vizita e dytë studimore në kuadër të projektit “Përmirësimi i Kulturës Hulumtuese në Arsimin e Lartë në Kosovë”, Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i koordinuar nga Kolegji IBC-M, i organizuar në Universitetin Sapienza të Romës. Në ditën e parë, vizita studimore nisi punimet për menaxhimin e projektit, në të cilën koordinatori Bujar Gallopeni vazhdoi me diskutimet lidhur me aktivitetet e projektit dhe gjendjen aktuale të zbatimit të projektit. Më tej, u diskutua për zbatimin, përditësimin dhe sfidat e WP2, të udhëhequr nga Fiorenza Deriu dhe WP3, të udhëhequr nga Lidija Čurković. Të gjithë partnerët ndanë raportet e tyre gjatë prezantimit. Në pjesën e dytë të ditës u diskutua për zbatimin dhe përditësimin e WP4, WP5, WP6 dhe WP7 nga të gjithë partnerët.

Në ditën e dytë të vizitës studimore, pjesëmarrësit zhvilluan Mbledhjen e Bordit të Menaxhimit të Cilësisë të moderuar nga Diana Kopeva & Nikolay Sterew, ku u diskutua raporti i dytë i cilësisë dhe raporti përfundimtar i cilësisë. Sesioni i dytë u mbajt me menaxhmentin e projektit ku u diskutuan hapat dhe përgatitjet e ardhshme për ResearchCULT 2, ku u prezantua koncepti fillestar i ResearchCULT2, bazuar në reflektimet e pjesëmarrësve dhe me kaq përfundojnë punimet e vizitës dy ditore.