Vizita Ne Fgj

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” vizituan Fakultetin e Gjeoshkencave

Nxënësit e shkollës së mesme “Arkitekt Sinani” Mitrovicë, drejtimi i Gjeologjisë të shoqëruar nga profesorët Ilmi Ahmeti dhe Skender Sadiku zhvilluan një vizitë profesionale në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Nxënësit u pritën nga prof. Sabri Avdullahi dhe Berat Sinani, të cilët u prezantuan nxënësve laboratoret e Gjeoshkencave, si dhe demonstruan përdorimin praktik të pajisjeve laboratorike në këtë fakultet. Në këtë mënyrë nxënësve u dha mundësia që për së afërmi të njihen me të gjitha analizat të cilat mund të kryhen në laboratoret e Gjeoshkencave.

Në fund të vizitës profesoratët e Shkollës së Mesme “Arkitekt Sinani” falënderuan stafin e Fakultetit të Gjeoshkencave për mikpritjen si dhe shprehën vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të këtyre institucioneve.