Filloreta

Profesoresha e Fakultetit Ekonomik – UIBM, Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri mbajti ligjëratë me prof.dr. John McArdle nga Bertolon School of Business

Profesoresha e Fakultetit Ekonomik – UIBM, Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri mbajti ligjëratë të përbashkët me Prof.Dr. John McArdle nga Bertolon School of Business – Salem State University, SHBA, në lëndën Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimeve.

Profesorët gjatë procesit mësimor përmes ligjërimit dhe analizës së rasteve konkrete të studimit nxitën diskutime të shumëta midis studentëve me fokus të veqantë në ngritjen e vazhdueshme të aftësisë së studentëve për të menduarit kritik dhe marrjen e vendimeve të ndryshime që lidhen me menaxhim të riskut dhe sigurimeve.

Studentët ishin mjaft të kënaqur dhe aktiv gjatë procesit mësimor duke treguar aftësi të shkëlqyera analitike.

Dy profesorët u dakorduan që gjatë kohës së qëndrimit të profesorit ata do të vazhdojnë bashkëpunimin duke i angazhuar në vazhdimësi studentët me detyra dhe aktivitete të shumta për lëndën në fjalë.

Prof.Dr. John McArdle do të qëndroj në FE gjatë tërë muajit Maj ku stafi dhe studentët e FE do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvojat e tyre rreth hulumtimeve shkencore, rishikimeve të programeve të studimit, mundësive të shumta për bashkëpunim me universitetin prej vjen edhe profesori. Vizita e tij në FE është mirëpritur duke e pas parasysh edhe faktin që profesori John edhe vitin e kaluar ka qëndruar për një muaj në FE si ekspert për rishikim të programeve përmes programit Fulbright.